Ballina Top Lajm Prodhimi i bitcoin-it harxhon më shumë energji se ari ose bakri

Prodhimi i bitcoin-it harxhon më shumë energji se ari ose bakri

Një studim i ri tregon se kriptomonedhat harxhojnë më shumë elektricitet për dollar se sa gërmimi i minierave për shumicën e metaleve.

Sasia e energjisë që kërkon prodhimi i një bitcoin-i me vlerë 1 dollar, është dy herë më e madhe se sa ajo që harxhohet për të gërmuar vlerën e njejtë të bakrit, arit apo platinit, sipas këtij studimi. Sipas tyre, puna virtuale që e mundëson bitcoin-in, etherum-in etj., është me e ngjashme me gërmimin e minierave se sa që kemi menduar.

Një bitcoin me vlerë 1 dollar harxhon rreth 17 megaxhaul energji për t’u prodhuar, krahasuar me katër, pesë, apo shtatë megaxhaul për bakrin, ari apo platinin. Edhe kriptomonedhat e tjera kanë performuar ngjashëm.

Shpërblimet mund të jenë virtuale, por shpenzimi i energjisë është shumë real. Studime të kryera më parë në përpjekje për të kuptuar se sa energji harxhon network-u i bitcoinit (akoma blockchain-i më i madh që ekziston), janë fokusuar në madhësinë totale të tij. Në nëntor të vitit 2017, u zbulua se bitcoin-i konsumon po aq energji sa shteti i Irlandës. Ndërsa një studim tjetër thotë se network-u emeton po aq karbon sa një million fluturime me aeroplan në vit.

Ky studim i ri është i pari që e sheh shpenzimin e energjisë në vlerë reale dollarësh. “Krahasimi bëhet për të kuantifikuar dhe kontekstualizuar energjinë që harxhojnë këto kriptomonedha të decentralizuara,” shkruajnë autorët, “dhe për të inkurajuar një debat nëse energjia që kërkojnë ato është e qëndrueshme, apo rezulton në dëme më të mëdha se prodhimi aktual i monedhave.”

Artikulli paraprakLajçak: Kurti e di mirë që bashkësia ndërkombëtare pret që dialogu të vazhdojë
Artikulli tjetërLondra kapërcen Nju Jorkun, më shumë milionerë sesa në metropolin amerikan