Ballina Top Lajm P L A G O S E T i biri i Sulejman...

P L A G O S E T i biri i Sulejman Rexhepit

Në Gjorçe Petrov, është  s u l m u a r  i biri i ish kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Sulejman Rexhepit i cili është edhe nëpunës policor.

Rastin për TV21 e kanë konfirmuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, ndërkaq shtojnë se ai ka qenë në veturë derisa është  s u l m u a r  nga një veturë tjetër.

“Rreth orës 16:40, është  d e n o n c u a r  se në Shkup, te rreth rrotullimi në lagjen Gjorçe Petrov te kisha “Shën Petar Pavlle”, person me veturë “Gollf” ka  gj u a j t u r  drejt veturës “Mercedes” në të cilin ka qenë nëpunësi policor Z.R.”, thonë nga MPB-ja, transmeton TV21.

Sipas informacioneve të para, thuhet se i biri i Sulejman Rexhepit ka pësuar lëndime në këmbë dhe është dërguar në Spitalin “8 Shtatori” për t’i dhënë ndihmë.

Nga MPB-ja njoftojnë se janë marrë të gjitha masat për zbardhjen e rastit./TV21

Artikulli paraprakLondra kapërcen Nju Jorkun, më shumë milionerë sesa në metropolin amerikan
Artikulli tjetërEkspertët ngrenë alarmin për variantin brazilian të Covid: Më ngjitës, infekton edhe ata që e kanë kaluar