Ballina Bota Papa Françesku zhvillon takimin historik me klerikun mysliman Shia, në Irak

Papa Françesku zhvillon takimin historik me klerikun mysliman Shia, në Irak

Papa Françesku ka zhvilluar takimin historik me klerikun e nderuar mysliman Shia, Ajatollah Grand Ali al-Sistani, në qytetin e shenjtë të Irakut, Najaf.

Takimi i Papës me 90-vjeçarin Sistani, i cili rrallë del në publik, përfaqësoi një nga samitet më domethënëse midis një pape dhe një figure kryesore myslimane, në vitet e fundit, informon abcnews.al.

Papa ka arritur dje në Irak, ku u prit nga kryeministri irakian Mustafa al-Kadhimi. Ai u takua me klerikë dhe zyrtarë të tjerë në një kushë në Bagdad, që ishte vendi i një masakre në 2010.

Turi i Papës në Irak do të jetë 4 ditor, ku do të zhvillojë takime në 6 qytete të vendit.

Pas takimit me klerikun mysliman në Najaf, ao do të niset për në Nasiriya, ku do të mbajë një takim ndërfetar në Ur, që konsiderohet vendlindja e Abrahamit.

Kujtojmë se kjo është vizita e parë e Papës që pas shpërthimit të pandemisë. Ai u shpreh se kjo vizitë ishte e domosdoshme dhe ka si qëllim të nxisë dialogun ndërfetar.

Iraku ka vendosur një  sh t e t rr e th i m  të plotë për shkak të vizitës së Papës, për të minimizuar  rr e z i q e t  e shëndetit dhe sigurisë./e.b-abcnews.al