Dje (18 mars), rreth orës 18:45, në rrugën ,,Ivo Lola Ribar“ në Tetovë, vetura ,,BMW“ me targa të Tetovës, e drejtuar nga 66-vjeçari M.A nga Tetova, ka a k s i d e n t u a r 22-vjeçarin T.D. nga Tetova dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, por menjëherë vetura e përfshirë në a k s i d e n t është gjetur. Këmbësori i lënduar është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës për trajtim mjekësor.
Inspektimin e ka krye ekipi nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë, njofton SPB-Tetovë.