Ballina Sport VIDEO/ Pasardhësi i Ibrahimovic, Milani nis bisedimet me talentin latin

VIDEO/ Pasardhësi i Ibrahimovic, Milani nis bisedimet me talentin latin

Drejtuesit e Milanit po studiojnë alternativa të ndryshme për atë që do të zëvendësojë Zlatan Ibrahimovic në majën e sulmit kuqezi. Bomberi suedez pritet të rinovojë edhe një vit për të luajtur në Champions League me “Djallin”, por në shtator feston 40-vjetorin dhe ka nevojë për një pasardhës.

Dyshja Maldini-Massara e kanë gjetur në Portugali. Luzitanja Record raporton se drejtuesit e klubit italian kanë nisur bisedimet me Benfikën për sulmuesin Darwin Nunez. “Shqiponjat e Lisbonës” paguan 4 shtatorin e  të kaluarviti 24 milion euro tek Almerias për shërbimet e 21-vjeçarit (4 ndeshje dhe 2 gola me kombëtaren latine).

Nunez cilësohet si pasardhësi i dyshes Suarez-Cavani, teksa Benfica kërkon 50 milion euro për ta lënë të lirë lojtarin, i cili ka shënuar 12 gola dhe numëron 8 asiste këtë sezon. Për talentin latin interesohen edhe anglezët e Manchester City. /abcnews.al