Presidenti i Republikës Ilir Meta është përplasur fort me ambasadoren e SHBA-ve Yuri Kim. Mbrëmjen e së premtes Meta ishte në studion e Syri Tv kur në një moment ka ndërprerë bisedën me gazetarët në studio dhe ka nisur të shkruajë një SMS në celular. Gazetarët e kanë pyetur me kë po bisedonte dhe Meta tha se ishte ambasadorja Yuri Kim.
“Tani live sapo me shkruajti Ambasadorja Yuri Kim per te mos permendur me sfurqet. I them Ambasadores amerikane live qe te mos marre me ne mbrojtje Edi Ramen” – tha Meta me tone të larta.
Pak minuta më pas ambasadorja amerikane ka publikuar një koment në Twitter.
“Është e papranueshme për këdo që kërcënon se qytetarët do të marrin “sfurqet” në 25 prill ose nëse nuk u pëlqen rezultati i zgjedhjeve. Këto kërcënime meritojnë dënim. Ata që nxisin dhunë do të mbajnë përgjegjësi për rezultatet e fjalëve dhe veprimeve të tyre. Ndal” – shkroi Kim.
It is unacceptable for anyone to threaten that citizens will take up “pitchforks” on April 25 or if they don’t like the result of elections. These threats deserve condemnation. Those who incite violence will be held responsible for the results of their words and actions. Stop.
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) April 23, 2021
Kaq ka mjaftuar që Meta të lëshojë një sërë akuzash ndaj ambasadores LIVE.
“Meqe me dergoi live sms i them Ambasadores Amerikane mos e mbeshtetë më Edi Ramen. Meqe jam transparent po ju them edhe nje fakt qe Ambasadorja Amerikane më ka kërkuar mua si President, një ditë para mbledhjes së KED-së të pranoj unë Adrian Dvorani. Këtë ajo e kërkoi jo në emër të Amerikës, po në emër të Edi Ramës.
E perqafoj ambasadoren amerikane dhe i them boll nderhyre ne punet e brendshme te Shqiperise ne kete menyre te njeanshme. Ajo më ka marrë në telefon dhe më ka kërkuar të mos e publikoj një letër për Dvoranin dhe që ta emëronin atë sërish në KED dhe më tha që “dimë disa gjëra për ty”.
Unë kam dalë menjëherë dhe e kam nxjerrë letrën dhe i kam thënë asaj që të nxjerrë cfarë ka për mua. Ia kam thënë qartë. Zonjë je këtu për marrëdhëniet e Shqipërisë dhe Amerikës dhe jo të Serbisë me Amerikën. Mos vazhdo të mbështesës Edi Ramën.” – tha Meta me tone të larta. ©LAPSI.al