Rreth orës 22:00 ka ndodhur një p ë r l e sh j e e a r m a t o s u r në afërsi të një restoranti në lagjen Butel të Shkupit. Alsat mëson jozyrtarisht se ka mbetur i v r a r ë një person me inicialet (K.I). Po ashtu, jozyrtarisht mësohet se në këtë p ë r p l a s j e të a r m a t o s u r kanë mbetur të p l a g o s u r edhe dy persona të tjerë. Ndërsa në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe tre autoambulanca. Një numër i madh i forcave të rendit ndodhen në vendngjarje dhe po hetojnë rastin në fjalë.
https://youtu.be/syqq4BHCpHY
MPB me detaje
Nga Ministria e Punëve të Brendshme për TV21 bëjnë të ditur se në parkingun në kryqëzimin e Bulevardit “Bosnja dhe Hercegovina” dhe “Hristijan Todorovski Karposh” nga një makinë është gj u a j t u r me a r m ë në drejtim të një makine “Golf”.
“Në SPB-Shkup rreth orës 22:00 është lajmëruar se në parkingun te kryqëzimi i Bulevardit “Bosnja dhe Hercegovina” dhe “Hristijan Todorovski Karposh” nga një makinë është gj u a j t u r me a r m ë në drejtim të makinës “Golf” në të cilën kanë qenë dy persona, pas të cilët u dërguan në Klinikën “Nënë Tereza” për ofrimin e ndihmës mjekësore. Një person nuk ka mundur të m b i j e t o j ë nga plagët, ndërsa një person tjetër është i p l a g o s u r rëndë. Ekipet janë në terren dhe po punojnë për zbardhjen e rastit” thonë nga MPB