Ballina Shëndeti Koronavirusi Princi Charles: Njerëzit që shërohen nga Covid-19 duhet të bëjnë yoga

Princi Charles: Njerëzit që shërohen nga Covid-19 duhet të bëjnë yoga

Princi Charles, trashëgimtari i fronit mbretëror britanik i bëri thirrje komunitetit mjekësor që të përfshijë në kujdesin shëndetësor një “hartë rrugore” të shpresës dhe shërimit të plagëve, mendore dhe fizike me ndihmën e yogas.

Sipas gazetës britanike “Guardian” , Charjes mori pjesë në një simpozium virtual të yogës dhe kujdesit shëndetësor “Wellness after Covid”, ku iu sugjeroi mjekëve të “ndërtonin një udhërrëfyes shprese dhe shërim të plotë pas aventurës së tyre me Covid-19”.

“Kjo pandemi Covid-19 theksoi rëndësinë e gatishmërisë, qëndrueshmërisë dhe nevojës për një qasje që adreson shëndetin dhe mirëqenien e individit si pjesë e shoqërisë dhe nuk përqendrohet vetëm në simptomat e sëmundjes. Si pjesë e kësaj qasjeje, joga terapeutike mund të kontribuojë në shëndetin dhe mirëqenien e një personi.“, tha ai.

“Nga natyra e saj, joga është një praktikë e përballueshme që u siguron atyre që bëjnë sport mënyra për të menaxhuar stresin e tyre dhe për të zhvilluar qëndrueshmëri.“, shtoi më tej Princi i Uellsit. /abcnews.al