Ballina Sport Werner: Ky sezon më i pafati në karrierë, pjesa e parë pasqyrë...

Werner: Ky sezon më i pafati në karrierë, pjesa e parë pasqyrë e gjithçka kam kaluar

Chelsea arriti të fitojë këtë mbrëmje 2-1 ndaj Leicester dhe të sigurojë kualifikimin në Champions Legaue për sezonin e ardhshëm. Protagonist me një gol të anuluar dhe një penallti të fituar ishte Timo Werner.

Pas ndeshjes gjermani foli për Sky Sports dhe “qau” edhe një herë gjithë fatin e munguar gjatë këtij sezoni të mbushur me raste të humbura dhe shtylla. Gjermani e konsideron këtë sezon si më të pafatin ndonjëherë.

“Gjysma e parë e sezonit ishte pasqyrë e gjithë sezonit për mua. Ky është sezoni më i pafat që kam kaluar ndonjëherë dhe që do të kaloj mendoj. Kam qenë gjithmonë aq afër dhe larg golit”, u shpreh Werner. /abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews