Ballina Shëndeti Koronavirusi “A R M I K U T mos ia pafsha”, Bujar Qamili:...

“A R M I K U T mos ia pafsha”, Bujar Qamili: Kam qëndruar në K O M A, mjekët detyroheshin të më L I DH N I N

Artisti i madh i muzikës popullore, Bujar Qamili, ka rrëfyer eksperiencën me COVID-19 pak muaj më parë. I ftuar në “Rudina”, Qamili është shprehur se ka kaluar në gjendje  k o m e  për disa ditë.

Më tej, Tv Klan shkruan se këngëtari tregoi se në intubim ishte aq  a g r e s i v, sa madje janë detyruar t’i lidhin duart pasi dilte jashtë kontrollit. Ai tashmë ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe është vaksinuar në Itali.

Rudina Magjistari: Edhe njëherë pak për Covid-in, të shikoj që je mirë, ka kaluar gjithçka, e ke hedhur pas shpine, më trego edhe njëherë sepse është hera e parë që takohemi ballë për ballë pas asaj historie.

Bujar Qamili: Po ta tregoj, po s’kam qejf ta kujtoj më, por ka qenë një moment jashtëzakonisht i vështirë, një moment që është një shprehje shqiptare “armikut mos ia pafsha”. Kaq i rrezikshëm është e kaq keq kam kaluar, të paktën një muaj e gjysmë isha në gjendje shumë të rëndë dhe kam qëndruar për disa ditë me radhë në reanimacion, në gjendje kome derisa jam përmendur, por shansi i madh i imi ka qenë që mjekët italianë më kanë qëndruar pranë dhe më sollën edhe njëherë në jetë.

Rudina Magjistari: Edhe kjo është si një jetë e dytë apo jo? E vlerëson si të tillë, si një shans të dytë?

Bujar Qamili: Duket sikur i kemi dëgjuar shpesh ato shprehjet që thonë “ke me vdekë, po do të ringjallesh, do të vish edhe njëherë” e mua më duket, sinqerisht ma beso, më duket sikur kam ardhur. /Abcnews.al