Ballina Diaspora Ndihmës Sekretare në Departamentin e Sigurisë së Brendshme, Eva Millona,...

Ndihmës Sekretare në Departamentin e Sigurisë së Brendshme, Eva Millona, shqiptarja që emërohet në nivelin më të lartë të administratës në SHBA

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Shqiptarja–amerikane, Eva Millona është emëruar Ndihmës Sekretare në Departamentin e Sigurisë së Brendshme në SHBA.

Millona, ka studiuar drejtësi ne Universitetin e Tiranës në vitet 1980, dhe ky është posti më i lartë që një shqiptare merr ndonjëherë në administratën amerikane, aktualisht në administratën e Biden.

Por kush është Eva Millona?

Millona ka praktikuar të drejtën civile dhe penale para se të bëhej gjyqtarja më e re e rrethit e emëruar ndonjëherë në Gjykatën e Rrethit të Tiranës, ku shërbeu nga vitet 1989 në 1992. Pasi emigroi në SHBA, ajo drejtoi programin e rivendosjes së refugjatëve në Massachusetts Qendror, dhe me pas ne 1999 u bashkua me MIRA (Massachusetts Immigrant and Refugee Advocacy Coalition), duke shërbyer fillimisht si Drejtore e Politikave dhe Avokatisë dhe më pas si Zëvendës Drejtore.

Ajo u bë Drejtore Ekzekutive në vitin 2008, dhe sot njihet në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar si një eksperte dhe udhëheqëse në politikën e imigracionit dhe integrimin e imigrantëve dhe refugjatëve.

Ajo ka marrë çmime të shumta për avokatinë dhe udhëheqjen e saj, përfshirë çmimin prestigjioz 2009 Outstanding American by Choice nga Shërbimet e Shtetësisë dhe Imigracionit të SHBA dhe Çmimin e Drejtësisë Sociale të Bankës Wainwright 2010.