Ballina Aktualitet Kasami pret Zaevin në selinë e Lëvizjes BESA në Shkup (VIDEO)

Kasami pret Zaevin në selinë e Lëvizjes BESA në Shkup (VIDEO)

Në selinë Qendrore të Lëvizjes BESA në Shkup, Kryetari Bilall Kasami dhe sekretari gjeneral Arjanit Hoxha, pritën në takim Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev njëherit edhe kreun e Lidhjes Social Demokrate dhe nënkryetarin e saj Venko Filipçe.

Në këtë takim, si një partnerë të koalicionit qeverisës që udhëhiqet nga LSDM, u diskutua për situatën aktuale politike në vend dhe për shumë çështje të tjera.

Temë e takimit të sotëm ishin edhe zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në tetor.

Takimi ishte kryesisht në frymën e bashkëpunimit si partnerë të koalicionit dhe përpjekjeve të përbashkëta në qeverisjen e vendit, drejt zhvillimit dhe prosperitetit.

https://youtu.be/r94_4aHGDtA