Ballina Aktualitet Video/ Mjekët e spitalit marrin para nën dorë për shërbimet

Video/ Mjekët e spitalit marrin para nën dorë për shërbimet

Më datë 25 Maj 2021, emisioni Stop në Tv Klan transmetoi materialin audio të qytetarit Ardit Klima që u dhunua nga mjekët brenda ambienteve të Spitalit të Fierit.

Kolegët e mjekëve që ushtruan dhunë ndaj qytetarit, protestuan duke e quajtur materialin të manipuluar, edhe pse gjithçka që u transmetua ishte realiteti siç kishte ndodhur.

Pas denoncimit të këtij rasti, qytetarë të shumtë në Fier u ankuan pranë emisionit Stop se disa mjekë në atë spital ju marrin ryshfet për kontrollet mjekësore.

Stafi i Stop shkoi sërish në Fier. Përmes kamerës së fshehtë, u arrit të provohej se si marrin para mjekët për vizitat apo konsultat mjekësore. Psikiatri Agim Sula është filmuar duke i marrë një qytetareje 10 mijë Lekë, pasi ajo kërkoi konsultë për dhimbjet e kokës.

Qytetarja – Doktor si kaluat?

Doktori – Mirë!

Qytetarja – Tani unë kam dhimbje koke, po përveç dhimbjes së kokës…

Doktori – Po mërzitjen?

Qytetarja – Oh sa të dush, po natën…

Doktori – Me ushqimin? Me oreks? Pa oreks?

Qytetarja – Jo me ushqimin, s’është, se jam keq. Ha, nuk është, se vuaj nga kjo, po mërzitem.

Doktori – Po dhimbje e kokës, të vjen dhe për të vjellë?

Qytetarja – Po kur fillon e agravon…

Doktori – Po dhimbje trupore?

Qytetarja – Dhimbje trupore jo. Thjesht, kur fillon dhimbja e kokës, që bëhet më e fortë, më vjen për të vjellë.

Doktori – Sa orë gjumë fle?

Qytetarja – Shumë pak!

Doktori – Tashti, ky do jetë mjekimi!

Qytetarja – Po!

Doktori – Për dhjetë ditë, pastaj do marrësh rekomandim, që do vish. Kur të marrësh ilaçet, kujdes, se edhe karrocierë kanë hapur farmaci! Merri në një farmaci, ku ti je e sigurtë, që të shkruhet kjo, ky medikament, kto medikamente dhe kjo dozë.

Qytetarja – Në rregull! Të lutem, sa ju detyrohem?

Doktori – Po dhjetë mijë lekë jep!

Qytetarja – Të jap të vogla, të më falësh! ( i jep dhjetë mijë lekë doktorit)

Doktori – Merri aty edhe…!

Qytetarja – Shumë faleminderit!

Doktori – Merr një ujë, një gjë dhe pi që tani!

Qytetarja – Ok! T’i filloj që tani? Shumë faleminderit! Faleminderit!

Infermierja – Mirupafshim!

Qytetarja – Punë të mbarë!

Një tjetër rast është denoncimi i qytetarit Dashnor Saliaj, i cili kishte çuar vajzën për një operacion në vesh pas një infeksioni. Ai thotë se mjeku ORL, Eduart Shyti, i kërkoi 50 mijë Lekë të vjetra dhe ditën e ndërhyrjes mori 30 mijë Lekë kurse pjesën tjetër kur pacientja hoqi penjtë.

Dashnor Saliaj: Në datë 15 Prill kam sjellë vajzën për vizitë. Ka qenë ditë e shtunë. E pa doktori dhe më tha që ka nevojë për ndërhyrje, do vish të hënën, data 17. E solla të hënën dhe më ta që puna bën 50 mijë Lekë të vjetra. Unë 50 mijë Lekë i kisha të tëra. I thashë do të jap 20 mijë dhe 30 t’i jap më pas që të blej ilaçet e vajzës. Më tha më jep një 10, 30 të tjerat pasnesër kur të mjekosh veshin te infermierja. I thashë, unë infermieren nuk e njoh, të njoh ty. Kur të vij të heq penjtë, do të t’i jap. Më tha 50 mijë Lekë, mua m’u dukën shumë se unë jam i papunë. Të marrësh për një fëmijë 50 mijë Lekë të vjetra, mua më duket kriminale. Ishte tarifa e doktorit.

Mjeku: Si ka qenë? Si ka ecur?

Denoncuesi: Mirë! Mirë ka ecur, shumë mirë deri tani.

Denoncuesi: Po nuk tregon ajo, kur i dhemb.

Mjeku: Ktheje kokën majtas! Bravo! Hiqe maskën fare!

Denoncuesi: Bjema mua!

Mjeku: Ktheje kokën ktej!

Mjeku: Ktheje në anën tjetër!

Mjeku: Super fare! Ato s’duken fare, po pas dy muajsh, nëqoftëse do të vëri vëth prapë, mund ta çosh, t’i çposh prapë!

Denoncuesi: Po për t’i hequr penjtë tani?

Mjeku: Edhe nëqoftëse do t’i vëri prapë, duhet të kalojnë nja dy muaj, mund ta çposh prapë!

Denoncuesi: Dakord! Tani se doli kshu, 30-të t’i dhashë radhën e parë dhe 20-të tani.

Mjeku : S’ka gjë!

Denoncuesi: Shumë faleminderit!

Mjeku: Kalofshi mirë!

Qytetari: Na fal, se erdhi çikë pa përgatitur!

Mjeku: S’ka gjë!/ Tv Klan

@tn.lajmelokale
@tetovanews