Ballina Shëndeti Koronavirusi Nuk ndalen variantet e COVID-19, OBSH: Delta Plus mund të jetë edhe...

Nuk ndalen variantet e COVID-19, OBSH: Delta Plus mund të jetë edhe më ngjitës

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus tha të premten se varianti Delta i koronavirusit është identifikuar në të paktën 85 vende të botës dhe “është më ngjitës krahasuar me variantet e tjera të identifikuara deri më tani. Ai shtoi se ky variant po përhapet me shpejtësi në mesin e personave të pavaksinuar.

“Ndërsa disa vende po lehtësojnë masat e shëndetin publik dhe të distancimit fizik, kemi filluar të shohim rritje të infeksioneve në të gjithë botën”, tha Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë. “Është mjaft e thjeshtë: sa më shumë infeksione, më shumë variante”.

Sipas Drejtorit të Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë kjo gjë e bën edhe më urgjente përdorimin e të gjitha mjeteve në dispozicion për të parandaluar infeksionet.

Ndërkohë zyrtarët e shëndetësisë thonë se një mutacion i ri i variantit Delta të koronavirusit, i identifikuar fillimisht në Indi, është shfaqur në pothuajse 12 vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë e Madhe.

Autoritetet druhen se varianti “Delta Plus” mund të jetë edhe më ngjitës, se varianti Delta. Shkencëtarët sapo kanë nisur ta studiojnë llojin e ri.

/VOA