Shoferi i autobusit që shkaktoi dje tragjedinë shqiptare në Kroaci ka dalë sot përpara proku*rorit, ndërsa sipas të gjitha gjasave, do të mbetet në q e l i, shkruajnë mediat kroate. Gjatë marrjes në pyetje, ai pranoi se e zuri gjumi mbi timon.
Zëdhënësi i Departamentit të Policisë Brod-Posavina, Damir Brezić u shpreh për mediat se shoferi u mor në pyetje pa avokat, por edhe pa një përkthyes të gjuhës shqipe, “sepse ai e kupton mirë gjuhën kroate”.
Në momentin që u dërgua në prokurori, shoferi shoqërohej nga dy oficerë policie, me duart në p r a n g a, maskë mbrojtëse anti-covid dhe kokën e ulur. Në këmishën e tij duken ende njollat e gj a k u t nga tragjedia.
Mediat kroate, theksojnë se bazuar te ligjet vendase, vepra p e n a l e në fjalë, pra shkaktimi i një aksid*enti rrugor, dënimi maksimal është deri në 15 vite b u r g.
Nëntë pasagjerë dhe shoferi i dytë i autobusit nuk arritën që të mbijetonin, ndërsa 42 u lënduan, 15 në gjendje më të rëndë dhe 15 janë akomoduar nga autoritetet kroate. Sot Kosova e ka shpallur ditë zie./db/Abcnews.al