Ballina Aktualitet Dy viktima dhe 10 raste të reja me Covid në Maqedoni

Dy viktima dhe 10 raste të reja me Covid në Maqedoni

Dy viktima dhe 10 raste të reja me Covid janë konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se nga 2 473 testime kanë rezultuar pozitiv me Covid 10 raste të reja. Rastet e reja janë konfirmuar shtatë në Shkup dhe nga një rast në Tetovë, Strugë dhe Prilep.

Po ashtu janë shëruar 16 persona duke e çuar në 150 295 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Ndërkaq nga fillimi I pandemisë e deri më tani janë konfirmuar të infektuar me Covid 156 086 pacientë, mes të cilëve kanë humbur jetën 5 491 qytetarë./abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews