Ballina Bota Largimi i afganëve, Erdogan thirrje udhëheqësve të Europës: Merrni përgjegjësi! Turqia s’ka...

Largimi i afganëve, Erdogan thirrje udhëheqësve të Europës: Merrni përgjegjësi! Turqia s’ka ndërmend të bëhet njësia e magazinimit të emigrantëve në Evropë (VIDEO)

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, u bëri thirrje udhëheqësve të Evropës të marrin përgjegjësinë për emigrantët që po ikin nga Afganistani, pasi vendi u morë nga talebanët.

“Turqia nuk ka ndërmend të bëhet njësia e magazinimit të emigrantëve në Evropë, përballë kaosit të vazhdueshëm”, tha ai, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.

Që nga marrja nën kontroll e vendit nga talebanët këtë fundjavë, dhjetëra mijëra afganë janë përpjekur të largohen nga vendi. Shumë kanë kaluar në Turqi, sipas grupeve të ndihmës për emigrantët dhe mediave shtetërore.

Turqia është shtëpia e rreth 4 milionë refugjatëve, shumica prej tyre sirianë që ikën nga lufta civile e vendit të tyre. OKB vlerëson se Turqia aktualisht strehon më shumë refugjatë nga çdo vend në botë.

Diku midis 500 dhe 2,000 afganë vlerësohet të mbërrijnë në Turqi çdo ditë.

Duke folur pas një takimi të kabinetit, Erdogan tha gjithashtu se Turqia mund të përfshihet në diskutime me një qeveri të udhëhequr nga talebanët në Afganistan lidhur me “axhendat e tyre të përbashkëta”.

https://youtu.be/I9-oQRCWpUY