Maqedonia e Veriut regjistroi 23 viktima dhe 760 të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë tashmë numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 5,987.
Në 24 orët e fundit regjistrohen 644 pacientë të shëruar ndërsa numri i rasteve aktive shkon në 14.878.
Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut shkon në 178.159 ndërsa numri i të shëruarve është 157.294.
Në 24 orët e fundit janë kryer 5,724 teste dhe janë regjistruar 760 raste të reja me KOVID-19:
• Shkup – 325
• Kumanovë – 65
• Tetovë – 63
• Gostivar – 37
• Strumicë – 31
• Kërçovë – 28
• Strugë – 26
• Ohër, Shtip dhe Dibër – nga 24
• Kavadar – 18
• Veles – 17
• Prilep, Manastir dhe Radovish – nga 9
• Koçanë – 8
• Negotinë dhe Dellçevë – nga 5
• Shën Nikollë, Probishtip, Kratovë dhe Makedonska Kamenicë – nga 4
• Resnjë dhe Berovë – nga 3
• Kriva Pallankë, Vinicë, Bogdanci dhe Makedonski Brod – nga 2
• Gjevgjeli, Vallandovë dhe Krushevë – nga 1
U raportuan 23 viktima: 9 viktima nga Shkupi (82, 81, 79, 71, 70, 60, 59, 58 dhe 48), nga dy viktima në Kumanovë (77 dhe 67), Prilep (81 dhe 78), Gostivar (74 dhe 65), Strumicë (83 dhe 68), Kërçovë (73 dhe 71) dhe Dibër (75 dhe 59), dhe nga një viktimë në Tetovë (48) dhe Vinicë (47). Të gjithë personat e raportuar ndërruan jetë në spital.