Lëvizja Besa në zgjedhjet lokale të 17 tetorit do të paraqitet me sloganin “ME KA KREJT”. Shefi i shtabit të kësaj partie Arjanit Hoxha këtë e ka komunikuar gjatë Kuvendit të Degës së Çairit.
“Do ishte e udhës ta shpalos sloganin në Tetovë por pasi që sot u konfirmua edhe kandidatura e Kastriotit, a dihet se kemi kandidat kryetarin për Tetovë dhe Fadilin për Gostivar e kam patjeter të tregoj se slogani jonë është “Me ka krejt” sepse kesaj fushate i kemi hyre me ka krejt” ka thënë Hoxha, përcjell zyra për shtyp e kësaj partie.
Shumë figura të larta të Lëvizjes Besa në këto zgjedhje lokale janë kandidatë për kryetar komunash. Kreu i partisë Bilall Kasami kandidon për të parin e Tetovës, nënkryetari Fadil Zendeli në Gostivar, ndërsa nënkryetari tjetër Kastriot Rexhepi në Çair.







![Polakët kanë frikë nga inteligjenca artificiale. Sondazhi tregon përmasat [SONDAZH]](https://tetovanews.info/wp-content/uploads/2026/10/bfhk9kpTURBXy84NGQ2OTZiMGU2N2Q5OTQxZTI1YWMxZjI2ZmQxZmQ2MS5qcGeSlQMAAM0HgM0EOJMFzQVkzQKy3gACoTAGoTEB-300x160.avif)






