Ballina Aktualitet Shqipëri Ish-drejtori i Postës takon në Shëngjin pas 13 vitesh shokun afgan

Ish-drejtori i Postës takon në Shëngjin pas 13 vitesh shokun afgan

Në Shqipëri deri tani janë strehuar qindra afganë, ndërsa në javët në vijim pritet që numri të arrijë në rreth 4 mijë.

Arratisja si pasojë e regjimit taleban ka bërë që pas 13 vitesh dy shokë universiteti të takohen në Shëngjin. Fjala është për ish-drejtorin e Postës Shqiptare Majlind Lazimi, i cili pas 13 vitesh ka takuar mikun e tij afgan.

“Pas më shumë se 13 vitesh u takova në Shëngjin me shokun tim afgan në Universitetin në Qipro Haseeb, në rrethana që nuk i kishim imagjinuar” shkruan Lazimi./ Abcnews.al