E hënë, 27 Shtator, 2021

Ronaldo elozhe për Mbappe: Ka të njëjtat karakteristika si unë, bëj tifo për të

Must Read

Ronaldo fenomeni mesa duket është një fans i madh i Kylian Mbappe. Braziliani ka thënë se sulmuesi i PSG ka të njëjtat karakteristika si ai.

Dy herë fituesi i Kupës së Botës beson se Mbappe ka të njëjtat cilësi. Kur ish lojtari i Real Madrid, Interit dhe Barcelonës u pyet se cili nga futbollistët e sotshëm është i ngjashëm me të, Ronaldo u përgjigj për francezin. “Ai ka të njëjtat karakteristika si unë. Ai ka kualitet të jashtëzakonshëm dhe teknikë fantastike. Ai kalon mbrojtësat dhe portierët. Mua më pëlqen Mbappe, unë bëj tifo për të” tha Ronaldo.

Më pas 44 vjecari foli edhe për mundësitë që ka PSG për të fituar Championsin me Neymar, Messi dhe Mbappe në skuadër. “Është ende herët për të kuptuar se kush do e fitojë Championsin, në cerekfinale do kuptohen se cilat skuadra janë favorite.

PSG është në pole position, por të flasësh është një gjë dhe të luash një gjë tjetër. Unë isha tek Real Madrid për gati 5 sezone me Zidane, Bechkam, Figo e të tjerë dhe unë kurrë nuk fitova një Champions League’’ ka thënë Ronaldo. /abcnews.al/

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img
Latest News

Qetësimi i situatës në veri/ Kurti në mesnatë flet për telefonatat me Borrellin e Stoltenbergun

Kurti në një postim në Twitter ka bërë të ditur është dakorduar për qetësim të situatës. Kryeministri i Kosovës, Albin...
- Advertisement -spot_img

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img