Ballina Bota Tërmeti në Kretë të Greqisë, vijojnë paslëkundjet, më e forta me magnitudë...

Tërmeti në Kretë të Greqisë, vijojnë paslëkundjet, më e forta me magnitudë 5.3 (VIDEO+FOTO)

Kreta nuk po gjen qetësi pas tërmetit me magnitudë 5.8 të shkallës rihter që goditi ishullin, ditën e hënë.

Aktiviteti sizmik vijon, dhe gjatë së martës u shënua një tjetër lëkundje e fortë në Heraklion, me magnitudë 5.3. Sipas Insitutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ishte në Arkalohori, 22 km larg kryeqytetit, e njëjta zonë ku u regjistrua edhe lëkundja e parë. Më herët, pak para mesnate dhe më vonë, u regjistruan dy tërmete të tjera të shkallës 4.4 rihter. Sipas informacioneve, dëme të reja janë shënuar në godinat e dëmtuara, e sipas mediave lokale në Greqi, rrëshqitje dheu pati në Koudoumas.

https://youtu.be/g2DehdLmljM

“Shtëpitë tona u shkat*ërruan, mobiliet, gjithçka. Më dukej sikur nuk do të dilja dot jashtë shtëpisë. Isha e tme*rruar. Nuk ruaja dot ekuilibrin”, janë dëshmitë e disa prej të mbijetuarve.

Aktiviteti sizmik ka nxjerrë sërish nëpër rrugën banorët e frikësuar. Shumë qytetarë në Arkalohori e kaluan natën në automjete, tenda dhe hotele, pas tërmetit të së hënës që shkak*toi një viktimë, dhjetëra të pla*gosur dhe dëme të konsiderueshme në banesa dhe biznese.

https://youtu.be/nU4Q37JXo7Y

Pas tërmetit, ekspertët kishin paralajmëruar për paslëkundje të forta me magnitudë 5 të shkallës rihter. Ata kanë thënë se sekuenca sizmike pritet të jetë e pasur dhe do të vijojë për një kohë të gjatë. Mbi 40 paslëkundje kanë pasuar deri më tani, në tërmetin që go*diti pjesën lindore të ishullit të Kretës.