Ballina Aktualitet VIDEO/Banori serb i Bërnjakut: Kurti e Vuçiqi të na lënë të jetojmë...

VIDEO/Banori serb i Bërnjakut: Kurti e Vuçiqi të na lënë të jetojmë të qetë, shqiptarët janë miqtë e mi

Banor i Bërnjakës, Kosta Milovanoviq, thotë se Njësia Spe*ciale e Kosovës, është pjesë edhe e serbëve të veriut, raporton Ekonomia Online.Në një prononcim për Ekonomia Online, Milanoviq, ka thënë se shtetësinë e Kosovës duhet ta pranojë Serbia, njëjtë siç pranohet nga shumë vende të botës.

“Situata nuk është aq e keqe. Diçka ka me qenë mirë, Njësia Spe*ciale e Kosovës ROSU është njësia e jonë, e Kosovës që e pranojnë të gjitha organizatat botërore. Serbia është e vërtetë që nuk e pranon mirëpo ne duhet të jetojmë me shqiptarët. Si unë që i kam targat KM (Kosovë e Metohi) unë jam shembulli konkret, askush nuk më pengon me këto targa as shqiptarët as ROSU-ja askush, lirisht po udhëtoj”.

Tutje, ai ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti, që t’i lejojë të jetojnë normalisht.Lutje pati edhe për presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.“I lutem Qeverisë dhe Albin Kurtit, kryeministrit tonë, që të na lejojnë të jetojmë normalisht, dhe e lus Vuçiqin, që të na lejojë të jetojmë normalisht dhe asgjë më shumë. Unë me shqiptarë duhet të jetojë, shqiptarët janë shokët e mi, unë jam i vitit 1970 dhe kam qenë në shkollën ‘Aziz Sylejmani’ që tash quhet Sveti Sava, shkolla e mesme, në Mitrovicë. Unë kur kam qenë në shkollë të mesme ajo vetëm është quajtur ‘Aziz Sylemajni’. Ju lus që të na lënë që të jetojmë së bashku, të mund të shoqërohemi përsëri”, ka thënë ai.

Bonus video: