Ballina Aktualitet Në Krushopek bëjnë hallvë për Blerim Bexhetin, po kjo nuk është shenjë...

Në Krushopek bëjnë hallvë për Blerim Bexhetin, po kjo nuk është shenjë e mirë (VIDEO)

Banorët e fshatit Krushopek kanë pritur me hallvë kryetarin e Komunës së Sarajit, Blerim Bexhetin, i cili pretendon edhe mandatin e tretë në zgjedhjet e 17 tetorit.

Sipas Fjalorit të Gjuhës së Sotme Shqipe, por edhe të Fjalorit të Mallkimeve të Gjuhës Shqipe hallva është ëmbëlsirë që bëhet me miell të skuqur, me vaj ose me gjalpë dhe me sheqer. Hallvë e bardhë lloj hallve që bëhet vetëm me sheqer dhe që zihet me lëngun e rrënjëve të një bime. Hallvë e zezë lloj hallve që bëhet me sheqer, me miell gruri e me vaj dhe, pasi ngjyroset me sheqer të djegur, pritet në copa të holla. Hallvë me arra. Hallvë shtëpie. * Hallvë e ftohtë keq. diçka që mund të mos bëhet, diçka pa shpresë, punë e ftohtë. Hallvë e pjekur diçka që është bërë, punë e kryer. Të ngrënsha (të ndafsha, të bëfsha) hallvën! thjeshtligj. mallk. vdeksh!

Sipas Fjalorit të Gjuhës së Sotme Shqipe, kur i thua dikujt Të ngrënsha (të ndafsha, të bëfsha) hallvën! është mallkim, i uron dhe i dëshiron fundin!

@tn.lajmelokale
@tetovanews