Ballina Bota Deputetes i ra të fikët gjatë fjalimit në Parlament, shikoni momentin kur...

Deputetes i ra të fikët gjatë fjalimit në Parlament, shikoni momentin kur rrëzohet në tokë (VIDEO)

Seanca e jashtëzakonshme e parlamentit austriak, kushtuar krizës së qeverisë të shkaktuar nga fillimi i he*timit kundër ish-kancelarit, Sebastian Kurz, ishte shumë e trazuar.

Anëtarja e Partisë Social Demokratike të Austrisë (SPO) të opozitës, Eva Maria Holzleitner, i ra të fikët gjatë fjalimit të saj. Kolegët nxituan menjëherë në ndihmë të saj por gjithcka kaloi pa pasoja.

Një situatë tjetër e trazuar në seancë ishte hedhja e akt*akuzës në dysheme. Pas fjalimit të saj, drejtuesi i NEOS Beate, Mainl Reisinger, i dorëzoi kancelarit të ri, Alexander Schalenberg një dokument mbi aku*zat kundër ish-kancelarit dhe udhëheqësit të Partisë Popullore të Austrisë (OVP), Sebastian Kurz. Schalenberg e hodhi dokumentin në dysheme pas tij.

Opozita reagoi dhu*nshëm ndaj kësaj, dhe Schalenberg tha se ai nuk kishte ndërmend të tregonte mosrespektim ndaj gjy*qësorit të pavarur, siç e interpretuan disa.

https://youtu.be/aqe9IBtpj2A