E martë, 19 Tetor, 2021

Ndeshja me Poloninë, FSHF njofton tifozët: Lejohet vetëm flamuri zyrtar shqiptar

Must Read

Shqipëria do të luaj në 20:45 në “Air Albania” ndeshjen me Poloninë e cila do të vendosë shumë për të dyja skuadrat sa i përket kualifikimit në “Play-Off” për Botërorin e Katar 2022.

Para ndeshjes, Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë një njoftim të rëndësishëm për tifozët shqiptarë që do të jenë në stadium.

FSHF njofon se nuk do të lejohen disa sende si, sende të forta, bidonë uji, çadra, çelësa metalik apo lëndë piroteknike, por vetëm flamuri zyrtare shqiptar.

Njoftimi i plotë:

Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të njoftojë të gjithë tifozët shqiptarë që do të jenë të pranishëm mbrëmjen e sotme në stadiumin kombëtar “Air Albania” për të ndjekur ndeshjen “Shqipëri – Poloni”, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror “Katar 2022” mbi orarin e hyrjes së tyre në stadium dhe mbi një pjesë të materialeve që nuk do të lejohen të mbahen me vete në stadium.

– Hyrja e tifozëve do të fillojë në ora 18:00.
– Të gjithë personat që janë të pajisur me biletë, duhet të kenë me vete dokumentin e identifikimit si dhe nuk do të lejohen fëmijët nën moshën 16 vjeç, të cilët janë të pashoqëruar nga prindërit.
– Nuk do të lejohen disa sende si, sende të forta, bidonë uji, çadra, çelësa metalik apo lëndë piroteknike etj
– Lejohet vetëm flamuri zyrtar shqiptar.

Duke ju falenderuar për mbështetjen e pakufishme që i jepni gjithmonë ekipit Kombëtar shqiptar, shpresojmë në mirëkuptimin tuaj dhe në mbështetjen tuaj të përhershme. /abcnews.al

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img
Latest News

Elmi Aziri: ASH-AAA është e gatshme për ta përkrahur Bilall Kasamin në Tetovë (VIDEO)

Elmi Aziri nga Aleanca për Shqiptarët në Click Plus ka bërë të ditur se koalicioni opozitar, Aleanca për Shqiptarët...
- Advertisement -spot_img

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img