Sot mbahen zgjedhjet e shtata lokale në Maqedoninë e Veriut që nga pavarësimi i vendit. Deri në orën 13 kanë votuar 181.980 votues, gjegjësisht 20.47%. Për krahasim, në zgjedhjet lokale të vitit 2017-të, deri në këtë orë kishin votuar 492.882 votues, gjegjësisht 27.30%.
Më poshtë mund të shihni infografikun për daljen e votuesve në disa prej komunave me shumicë shqiptare dhe daljen e përgjithshme.