Pas Vlorës, reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje edhe në kryeqytet, ku niveli i lartë i ujit ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve.
Moti i keq ka përfshirë gjithë vendin dhe reshjet e mëdha të shiut mbrëmjen e kaluar kanë shkaktuar përmbytje në shumë qytete të vendit. Pas qytetit të Vlorës, probleme me përmbytjen e disa rrugëve ka pasur edhe kryeqyteti.
Tirana gjithashtu ka pasur përmbytje në disa zona ku duket se niveli i lartë i reshjeve ka bërë që të bllo*kohen tubacionet dhe uji të shkaktojë përmbytje në disa rrugë kryesore.
Ne video shihet se niveli i ujit është ngritur aq sa për ta vështirësuar kalimin e automjeteve. Kjo gjë ka bërë që edhe trafiku të jetë i rënduar pasi makinat mezi arrijnë të qarkullojnë.