Ballina Aktualitet Musa Xhaferi përcjell një porosi nga tubimi i Fatmir Limanit në Zajaz...

Musa Xhaferi përcjell një porosi nga tubimi i Fatmir Limanit në Zajaz (VIDEO)

Ish-zëvendëskryeministri dhe zyrtari i lartë i B D I-së, Musa Xhaferi ka bërë të qartë se ai mbështet kandidatin e pavarur për Kërçovën, Fatmir Limanin.

Ai këtë e ka bërë të ditur në një tubim të kandidatit Fatmir Limanit në Zajaz, duke thënë se ka dal për të sqaruar dhe pastruar të gjitha dilemat dhe thashethemet dhe rreth pozicionimit të tij. Ai ka bërë thirrje që qytetarët e Kërçovës në mënyrë të qetë dhe pa pres*ione të deklarohen në përkrahje të Limanit, sepse është një personalitet që e meriton që të drejtoj komunën e Kërçovës, përcjell INA.

Ai ka alarmuar pres*ione ndaj qytetarëve përmes telefonatave por edhe formave të tjera, por ka bërë thirrje për të respektuar frymën demokratike të fushatës dhe zgjedhjeve. Xhaferi si një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Ali Ahmetit, për herë të parë del kundër tij, duke mos përkrahur kandidatin e B D I-së, Fatmir Dehari dhe duke u rreshtuar pas Fatmir Limanit, që doli si kandidat i pavarur. Ja fjalimi i tij i plotë:

https://youtu.be/TA54rJSSkPE

VIDEO BONUS:

https://youtu.be/AW3vJ7fZHNk

VIDEO BONUS:

https://youtu.be/c4CBE9ulTY8

@tn.lajmelokale
@tetovanews