Ballina Bota Shifra të larta/ 1000 viktima në 24 orë nga koronavirusi në Rusi

Shifra të larta/ 1000 viktima në 24 orë nga koronavirusi në Rusi

Shifrat ditore të Rusisë vijojnë të jenë tepër negative dhe mund të thuhet se vala e Covid-19 që ka goditur Rusinë është më e rënda. Sipas të dhënave zyrtare nga autoritetet shëndetësore ruse mësohet se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën nga virusi vdekjeprurës 1000 persona, bilanc ky më negative i regjistruar ndonjëherë.

Kremlini zyrtar ia ve fajin për këtë situatë banorëve, të cilët ende janë skeptike ose refuzojnë të marrin vaksinën kundër koronavirusit. Të dhënat tregojnë se deri në këto momente vetëm 30% e popullsisë ruse është vaksinuar. Qeveria po heziton të rikthejë masat shtrënguese në vend, me qëllim që të lejojë rimëkëmbjen ekonomike, e dëmtuar për shumë muaj me radhë për shkak të izolimit.

Artikulli paraprakGol në ndeshjen parë si titullar, Broja në librin e rekordeve të Premier League (VIDEO)
Artikulli tjetërKasami: Unë votova, voto edhe ti!