Ballina Aktualitet A ka ndryshuar mendje, a do ta votojë rrëzimin e Qeverisë, flet...

A ka ndryshuar mendje, a do ta votojë rrëzimin e Qeverisë, flet deputeti Skender Rexhepi (VIDEO)

“Përgjithësisht e pranoj sfidën e Micevskit për një listë të re për të rrëzuar qeverinë, pa të Majtën”, tha deputeti i Alternativës Skender Rexhepi për “TV Sitel”.

Sipas tij, vendimi përfundimtar i partisë do të bëhet i ditur nesër.

“Do të ketë një listë të re me të paktën 20 nënshkrime dhe mund të ketë 59 apo 70, por pa të Majtën”, shton Rexhepi.

Koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së në Kuvend, Nikolla Micevski sot përmes rrjeteve sociale i ka ofruar Rexhepit që të paraqesë iniciativën e re për rrëzimin e qeverisë së bashku me 19 nënshkrime të tjera të deputetëve të VMRO-DPMNE-së. /Telegrafi/

Kryesia e ngushtë e Alternativës sot e vazhdoi debatin rreth mbështetjes së mocionit për rrëzimin e Qeverisë së Maqedonisë, ku u vendos që të gjithë deputetët e kësaj partie të votojnë njëzëri për rrëzimin e Qeverisë së udhëhequr nga Zoran Zaev, transmeton Portalb.mk.

Partitë opozitare shqiptare dhe maqedonase, të mbështetur edhe nga Lëvizja Besa, kanë dorëzuar mocionin e votëbesimit në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Votimi pritet të realizohet nesër. Por, së fundmi pjesë e debatit për rrëzimin e Qeverisë ishte edhe (pa)mundësia e deputetit të Alternativës, Zejd Rexhepi, për të rrëzuar Qeverinë LSDM-BDI së bashku me dy deputetët e Levicës.

Megjithatë, ai sqaroi që vendimi i kryesisë së ngushtë të partisë do të merret nesër, ashtu siç ishte paralajmëruar edhe sot.

Në një deklaratë për Sitel, Rexhepi ka sqaruar që nesër do të dorëzohet propozim i ri me 61 deputetë për rrëzimin e Qeverisë, listë ku pretendohet të mos jetë edhe Levica. Ky ishte propozim i paraqitur nga deputeti i VMRO-DPMNE-së, Nikola Micevski.