Drejtori i Shërbimit Kombëtar të Hetimeve Bullgare Borislav Sarafov tha se shkak i tragjedisë me autobusin maqedonas mund të jetë ndonjë gabim i shoferit ose ndonjë problem teknik me autobusin.
Ndërkohë ministri i Brendshëm bullgar Bojko Rashkov, i cili ishte në vendin e aksidentit ishte bashkë me kryeministrin bullgar Stefan Janev, tha se shkaqet e aksidentit do të sqarohen gjatë hetimit.
Ai ka theksuar se përveç autobusit të djegur kanë qarkulluar edhe tre autobusë të tjerë. Autobusi i aksidentuar lëvizte i fundit. Bankina në autostradë është shkatërruar nga autobusi dhe ka shumë mundësi që zjarri të ketë ndodhur në kontakt të autobusit me gardhin mbrojtës, tha Rashkov.
https://youtu.be/XfXJqRjD6Lc
Autobusi është rrokullisur rreth 50 metra nga gardhi mbrojtës, këtë e tha kryetari i Pernikut, Stanisllav Vladimirov para gazetarëve, në afërsi të vendit të aksidentit në të cilin ndërruan jetë 46 persona, përcjell SHENJA.
Ashtu siç raporton korespodenti i MIA-s nga Sofja, sipas Vladimirov, rruga është e lagësht. Arsyet e aksidentit janë të shumta. Prej mbrëmë ka pasur shi. Nuk mund të thuhet se shkaku i aksidentit është koha e keqe, tha Vladimirov.
Sipas kryetari të Pernikut, në këtë pjesë shumë shpesh ka aksidente. Ky aks rrugor është njëri ndër më të rrezikshmit në Bullgari. /SHENJA/
Ministri bullgar i Punëve të Brendshme, Bojko Rashkov, i cili së bashku me kryeministrin Stefan Janev, janë në vendin ku ka ndodhur aksidenti, ka deklaruar se arsyeja e aksidentit do të zbulohet gjatë hetimit.
“Fotografia është e tmerrshme dhe çdokush nuk mund ta përballojë. Asnjëherë nuk kam parë diçka të tillë. Është e rëndë që të përcaktohet sa njerëz ka dhe kush janë “, tha Rashkov, për mediat bullgare, raporton SHENJA.
Ai tha se përpos autobusit që ka marrë flakë kanë qenë edhe tre të tjerë. Autobusi i aksidentuar ka lëvizur i fundit.
Të paktën 46 persona kanë humbur jetën pasi një autobus me targa të Maqedonisë së Veriut ka marrë flakë në Bullgari. /SHENJA/
Nuk e di nëse janë qytetarë maqedonas, megjithatë ne supozojmë se janë nga Maqedonia e Veriut. I kam lajmëruar të gjitha autoritet e vendit që të bëjnë gati ekipet dhe të arrijnë vendin e ngjaarjes. Këtë e tha kryeministri i vendit, Zoran Zaev për BNT.
“Tragjike është që në mesin e viktimave ka edhe fëmijë. I jemi falenderues edhe autoriteteve bullgare nëse arrijnë që të zbulojnë arsyet e aksidentit dhe të njejtat t’i ndajnë me Maqedoninë e Veriut. Sigurisht qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgaria do të dëshirojë të dijë se çfarë ka ndodhur. E di që bëhet fjalë për të një zjarr të madh dhe për atë shkak kanë vdekur shumë njerëz, megjithatë a ka ndodhur gjatë kohës së aksiendit ose pas, këtë do ta tregojnë ekspertët. Dhimbja është e madhe dhe shpreh ngushëllimet me familjarët e viktimave”, shtoi Zaev, përcjell Dnevnik.bg.
Emrat e udhëtarëve që ishin në autobusin e aksidentuar në Bullgari
Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Sofje të Bullgarisë, ku si pasojë kanë vdekur 46 persona dhe 7 kanë mbetur të lënduar.
Lista e emrave të personave që ishin në këtë autobus:
Memedi Kadri-1967
Shiroki Muhsin-1989
Ljupço Zafirov –
Luan Ahmeti – 2017
Xhihan Ahmeti-1985
Alban Ahmeti-2017
Avni Ahmeti -1985
Ibraim Rustemi – 1967
Fevzije Rustemi -1971
Alejna Amedi – 2000
Halime Fejzullahu – 1971
Hamije Haliti – 1970
Nermije Haliti – 1968
Sumeja Brava – 1994
Naxhije Abdulloska – 1950
Albina Beluli – 1998
Gazmend Ukali – 1994
Hatixhe Islami – 1960
Mexhide Iseni-1958
Hamdi Iseni – 1962
Almira Ramanovska – 1984
Enis Ramanovski – 1980
Rabija Sali – 1960
Zilija Mustafovska – 1973
Sade Mustafovski – 1971
Belma Jahi – 2014
Ramiz Jahi – 2001
Fikrije Iseni – 1982
Anisa Iseni – 2007
Razije Jahi – 2009
Anesa Muhaxheri – 2004
Ergin Jahi – 2007
Omer Jahi – 2010
Erda Muhaxheri – 2006
Ajla Jahi – 2007
Senije Jahi – 1986
Amiet Jahi – 1976
Medina Lutfiu – 1996
Lulzim Sulejmani – 1995
Shefija Osmanova – 1958
Alja Fera – 1998
Jehona Sali – 2000
Zulejha Jasharovska – 2005
Elmedin Pajazitovski – 2005
Gjula Jasharovska – 1972
Gjulizarka Pajazitovska – 1973
Ilmija Jasharovska – 1999
Ebip Pajazitovski – 1972
Visar Aliti – 1998
Minir Jasharovski – 1971
Orhan Aliti – 1976