Ballina Aktualitet Kultura Djaloshi gazmor dhe energjik, aktor i Teatrit Shqiptar të Shkupit, nuk do...

Djaloshi gazmor dhe energjik, aktor i Teatrit Shqiptar të Shkupit, nuk do të jetë më mes nesh!

Ka ndërruar jetë sot në moshën 37 vjeçare aktori shqiptar Hajrullah Ramizi. Teatri shqiptar në Shkup, ku edhe ishte i angazhuar ka dhënë lajmin për vdekjen e tij. “Me pikëllim të thellë ndajmë me ju lajmin e zi për ndarjen e hershme nga jeta të kolegut tonë Hajrullah Ramizi”, kanë shkruar nga Teatri shqiptar.

TV21 mëson se shkak i vdekjes ka qenë  s u l m i  në tru.

Publiku i Teatrin Shqiptar, kujton Hajrullahun nga shfaqjet: Vojceku, Kaligula, Brekët, Gjenerali i ushtrisë së vdekur, Kuçedra, Jetë me qira, Makbethi, Arseniku, Dantelat e vjetra dhe së fundmi Bregu i pikëllimit.

Hajrullahu pos në teatër, shpesh është i angazhuar edhe nga produksionet filmike të rajonit dhe ka luajtur në filmat: Eduart, Time of the Comet, Lufta Mbaroi, 1955, Just another confused elephant, Punk Is Not Dead, 4 Oret, To the Hilt, Fati etj./21Media

Postimi i Teatrit Shqiptar:

Me pikëllim të thellë ndajmë me ju lajmin e zi për ndarjen e hershme nga jeta të kolegut tonë Hajrullah Ramizi
02.03.1984 – 18.11.2021

Publiku i Teatrin Shqiptar, kujton Hajrullahun nga shfaqjet: Vojceku, Kaligula, Brekët, Gjenerali i ushtrisë së vdekur, Kuçedra, Jetë me qira, Makbethi, Arseniku dhe dantelat e vjetra dhe së fundmi Bregu i pikëllimit.

Hajrullahu pos në teatër, shpesh është i angazhuar edhe nga produksionet filmike të rajonit dhe ka luajtur në filmat: Eduart, Time of the Comet, Lufta Mbaroi, 1955, Just another confused elephant, Punk Is Not Dead, 4 Oret, To the Hilt, Fati etj.
Qofsh i dritës, koleg e mik!

Me pikëllim të thellë sot mora lajmin për ndarjen e hershme nga jeta të aktorit Hajrullah Ramizi.
Hajrullahu la gjurmë të thella në promovimin e teatrit dhe të kinematografisë, ndërsa do t’i mungojë pa masë shoqërisë.
Familjarëve, miqve dhe kolegëve të Hajrullahut dua t’ia shprehë ngushëllimet më të thella!
Prehu në paqe Hajrullah!

Me dhimbje pranova lajmin e shkuarjes ne amshim te ish studentit toné dhe kolegut Hajrullah Ramizi ..
Do te na mungojé buzëqeshja jote dhe pozitiviteti yté,Allahu te meshirofté Hajro!

Djaloshi gazmor dhe energjik, aktor i Teatrit Shqiptar të Shkupit, nuk do të jetë më mes nesh!
Ishte student, 16 vjet më parë, kur unë vura në skenë një komedi në atë teatër. Nuk e njihja dhe nuk e kisha në planet e mi. Por Hajrullahu ishte ambicioz de pasionant. Ma mori rolin me zorr, duke pranuar të ishte dublant, pa honorar e me më pak prova se të tjerët.
Nuk arrij ta besoj se energjia e tij pozitive nuk do të jetë më.
Kaq i ri…
Të qoftë i lehtë dheu!
Lamtumirë Hajro!/ Kastriot Çipi

Te Allahut jemi dhe tek ai do te kthehemi.
Sot ndrroje jete djali i halles, Hajrullah Ramizi.
Varrimi do te behete me dreke, ne varrezat e Shkupit.
Qofsh i banor i xhenetit vlla 😭

Miku im Hajrulla Ramizi, ikja jote është e papritur dhe na ka shokuar. Megjithatë, do të kujtoj si mik të mirë dhe bashkëpuntor të mrekullueshëm. Nuk kemi kaluar shumë kohë bashkë, por kur do që takoheshim flisnim me pasion.
Qofsh nën mëshirën e Zotit të madhërishëm, për të cilën të gjithë ne kemi aq shumë nevojë.
U takofshim në parajsë…