Ballina Aktualitet Mbahet seanca konstituive dhe zgjidhet kryetari i Këshillit të Komunës së Tetovës...

Mbahet seanca konstituive dhe zgjidhet kryetari i Këshillit të Komunës së Tetovës (VIDEO)

Komuna e Tetovës ka mbajtur seancën e parë të Këshillit komunal ku është zgjedhur edhe shumica e re e këshilltarëve, ndërsa për kryesues këshilli është zgjedhur këshilltari i Lëvizjes Besa, Besar Durmishi.

Durmishi mbështetjen e mori nga këshilltarët e OBRM-PDUKM-së, Aleancës për shqiptarët, Lëvizjes Besa dhe nga këshilltarët e nismës “Më mirë për Tetovën”.

Durmishi u votua me 16 vota PËR, asnjë KUNDËR dhe 14 vota të përmbajtura.

Ai tha se udhëheqja e këshillit është përgjegjësi për të dhe për këtë u zotua se do të punojnë sipas ligjit, rregullave dhe tha se qytetarët do të vlerësojnë punën e tyre.

https://youtu.be/6KV1M7X8jq8

@tn.lajmelokale
@tetovanews