Dy prej viktimave të aksidentit tragjik në Bullgari sot janë çifti shqiptar Gazmend Ukali me të fejuarën Albina Beluli.
Gazmend Ukali, festoi ditëlindjen e tij të 27-të dhe të fundit me 23-vjeçaren Albina Beluli, në Stamboll, para se të përfshiheshin në aksidentin tragjik që u mori jetën teksa po ktheheshin të relaksuar nga pushimet.
Gazmendi nga Kërçova dhe Albina nga Tetova ishin në mesin e 46 viktimave të konfirmuara nga aksidenti.
Gazmendi ishte pjesë e zyrës së kryetarit të Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, ndërsa ishte ky i fundit i cili e konfirmoi vdekjen e të riut, duke shprehur edhe keqardhjen e thellë për këtë tragjedi të madhe.
Ukali ishte anëtar i Këshillit Rinor të Komunës së Kërçovës në vitin 2015.
Gazmend Ukali, 27 vjeç, nga Kërçova dhe e fejuara e tij Albina Belluli, 23 vjeçe nga Tetova, ishin në mesin e viktimave të aksidentit tragjik që ndodhi mëngjesin e sotëm, kur një autobus u përfshi nga flakët në autostradën Struma të Bullgarisë, duke lënë të vdekur 45 persona.
Gazmendi ishte pjesë e zyrës së kryetarit të Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, ndërsa të premten festoi ditëlindjen e 27-të me të fejuarën e tij në Stamboll.
Informacionin për vdekjen e Gazmendit në një bisedë telefonike për Telma e ka konfirmuar edhe kryetari i Komunës së Kërçovës Fatmir Dehari, i cili ka shprehur keqardhjen e thellë për këtë tragjedi të madhe. Ukali ishte anëtar i Këshillit Rinor të Komunës së Kërçovës në vitin 2015. /Alsat