Zhvillimi i shëndosh dhe i suksesshëm i një komune bazohet në mënyrën e qeverisjes, në ndjenjën e përgjegjësisë dhe në përkushtimin e përmirësimit të standardit jetësor të qytetarëve. Andaj qytetarët ndjenjën e dëshpërimit, keqmenaxhimit, jo transparencës, jo llogaridhënies dhe zhvlerësimit të kapitalit njerëzor e shprehën me verdiktin e tyre duke vendosur që vetqeverisjen lokale të na besojnë neve. Kjo për ne është një nder, respekt dhe sfidë e madhe për ta rikthyer dinjitetin e humbur të qytetarit të Tetovës. Pasi kemi konstatuar një sërë problemesh që cenojnë frymëmarrjen dhe funksionimin real të komunës së Tetovës, sot do t’i publikojmë disa nga prioritet e politikës menaxhuese brenda 100 ditëshit të parë:
⦁ Detektimi dhe rishikimi i të gjitha kontratave të kundërligjshme me pasoja financiare për buxhetin e komunës, ndërmarjeve komunale, shkollave dhe çerdheve.
⦁ Transmetimi Direkt i seancave të Këshillit komunal. Çdo qytetar, apo grup interesi, në faqen e komunës do të mund të ndjek “LiveStreaming”seancat e këshillit komunal.
⦁ Aksion mbar qytetarë për largimin e të gjitha mbeturinave të hedhura nëpër rrugë dhe hapësira publike.
⦁ Vendosja e kontejnerëve që do klasifikonin mbeturinat (qelq, mbetje organike apo diç tjetër).
⦁ Riparimi i mundshëm i kontejnerëve ekzistues-bërja e tyre funksional vendosja e kontejnerëve shtesë në pikat me mbeturina të tepërta, rregullimi i vendndodhjes së kontejnerëve dhe rregullimi i qasjeve rrugore duke larguar automjetet në afërsi të tyre.
⦁ Mbyllja e të gjitha punimeve të hapura të infrastrukturës rrugore në komunën e Tetovës.
⦁ Largimi i shtyllave (sinjalizuese) të korsive për biçikleta.
⦁ Parkingu i qytetit përkohësisht pa pagesë. Ky vendim është si rezultat i keqpërdorimeve të shumta dhe humbjeve të mëdha të ndërmarrjes së parkingjeve dhe pasi të rishikohet situata financiare dhe ristrukturimi i saj do rishikohet ofrimi me pagesë i këtij shërbimi.
⦁ Identifikimi i borxhit të komunës, ndërmarrjeve komunale, shkollave dhe çerdheve, si dhe publikimi i të njëjtit në ueb-faqen e komunës dhe në hapësirat publike.
⦁ Rishikimi i planit gjeneral urbanistik dhe atyre detale urbanistike.
⦁ Përpilimi i një strategjie për zgjidhje afatgjate të problemit me qentë endacak.
⦁ Mbartja e mbeturinave në kohë, pastrimi, larja e bulevardeve, rrugëve dhe trotuareve gjatë natës.
⦁ Orar fleksibil i fillimit të punës nga ora 7.30 gjer ora 8.30 (mëngjes) dhe mbarimit të punës nga orën 15.30 gjer në ora 16.30 (pasdite).
⦁ Çdo sektorët komunal që i ka grumbulluar lëndët ndër vite duke mos i proceduar ato në kohë në shërbim të qytetarëve do organizohen të punojnë me orar të zgjatur për të proceduar ato.
⦁ Rishikimi i përshkrimit të vendeve të punës (nëse do jetë e nevojshme do realizohet edhe ri-sistematizim i vendeve të punës). Do rishikohet mundësia e krijimit të një sistemi të matjes së performancës së punës së administratorëve dhe kompensimi në paga.
⦁ Zero tolerancë për të punësuarit fiktiv dhe keqpërdoruesit e mjeteve publike.
⦁ Ngritjen e aftësive profesionale dhe forcimin e kompetencave teknike, drejtuese dhe kontrolluese të administratës komunale. (Duke organizuar trajnime në tema profesionale nga ekspert të fushave nga dy universitetet e Tetovës).
⦁ Rrethimi i burimit të ujit të pijshëm në hapësirat e Leshnicë (Lajthizës).
⦁ Sanksione-gjoba financiare (përgjegjësi ligjore) për të gjithë ndotësit e ambientit jetësor me mbeturina jashtë kontejnerëve përkatës apo djegien e tyre.
⦁ Përcaktimi i dy lokacioneve – pikave grumbulluese të mbeturinave inerte, mobiljeve dhe orendive të ndryshme.
⦁ Lehtësimi i komunikacionit urban duke krijuar skemën e rrugëve njëkahëshe, duke vendosur sinjalizimet adekuate dhe kontrollin adekuat policor.
⦁ Ndalimi i qarkullimit komionëve edhe mjeteve transportuese të rënda gjatë ditës në qytet (do shqyrtohen format më bashkëkohore të rregullimit të kësaj problematike).
⦁ Largimi i veturave dhe mjeteve tjera jo funksionale të parkuara me vite nëpër trotuare, rrugë apo vende tjera publike.
⦁ Trotuare dhe hapësira publike të lira. Pronarëve të shitoreve nuk do ju lejohet ekspozimi i mallrave dhe produktet në hapësira publike trotuar, rrugë apo hapësira jo adekuate për shitje.
⦁ Pronarëve të dyqaneve nuk do ju lejohet rezervimi i parkingjeve para dyqaneve të tyre. Ato do të duhet të sinjalizojnë një hapësirat hyrëse nëse presin furnizime me mallra.
⦁ Rregullimi dhe kontrollimi i komunikacionit urban. Do angazhohemi maksimalisht në ngritjen e vetëdijes së vozitësve dhe këmbësorëve që të respektojnë rregullat e sjelljes në komunikacion (si shpejtësia, rregullat e qarkullimit në rrethe, mënyrat e ndalesave dhe parkingut etj.) që mos shkaktohen tollovi me rreziqe në komunikacionit si dhe cenimin e jetës së këmbësorëve.
⦁ Përforcimi i kapaciteteve të komisionit për legalizimin e ndërtimeve pa leje me qëllim që për një afat sa më të shkurt të zgjidhen të gjitha lëndët aktive të pa zgjidhura.
⦁ Detektimi i lejeve të dyshimta dhe ndërprerja e ndërtimeve pa leje.
⦁ Riorganizimi dhe përforcimi i kapaciteteve të qendrës për ZHEL.
⦁ Qeverisje përmes qytetarëve – komunikim të drejtpërdrejtë dhe grumbullim ideshë në kohë reale nga qytetarët. Të premten e çdo fundmuaji kryetari i komunës dhe bashkëpunëtorët e tij do të realizojnë takim të hapura me qytetarët rreth ideve dhe kërkesave reale të tyre.
⦁ Raportim tremujor i kryetarit të komunës rreth kondicionit buxhetor të komunës së Tetovës.
https://youtu.be/NPrCicclRu8