Lindita Musaraj Aliçka, vajza e shkrimtarit Shevqet Musaraj, ka ndërruar jetë në moshën 70-vjeçare si pasojë e infektimit me Covid-19. Lajmi për ndarjen e saj nga jeta është konfirmuar nga familjarët e të ndjerës, e cila nuk e fitoi dot betejën me virusin, duke mbyllur sytë në spitalin ku po kurohej në Gjermani ditën e sotme.
Lindita Musaraj është bashkëshortja e shkrimtarit të njohur Ylljet Aliçkaj, i cili ka shërbyer dhe si ambasador i Shqipërisë në Francë. Rreth 1 muaj më parë 70-vjeçarja, humbi dhe nënën e saj Ervehe Musaraj, e cila u shua po nga Covid-19 në moshën 95-vjeçare.
Një dhimbje shumë e madhe për autorin Ylljet Aliçkaj, i cili ka humbur bashkëshorten dhe vjehrrën brenda një muaji nga Covid-19.