Autoritetet shëndetësore holandeze njoftuan se 61 persona që mbërritën në Amsterdam nga Afrika e Jugut rezultuan pozitivë me Covid-19 ndërkohë po kryhen teste të mëtejshme për të përcaktuar nëse janë infektuar me variantin Omicron.
Rreth 600 pasagjerë mbërritën në Aeroportin Schiphol të Amsterdamit nga Cape Town dhe Johannesburg të premten duke pritur me orë të tëra në aeroport. Sipas një njoftimi të ministrisë të shëndetësisë holandeze, 61 persona rezultuan pozitivë.
“Udhëtarët që kanë rezultuar pozitiv do të izolohen në hotele, thanë zyrtarët shëndetësorë. “Ne po shqyrtojmë testet pozitive për të përcaktuar nëse ata janë të infektuar me virusin e ri, i emëruar Omicron,” shtuan ata.
Duke filluar nga dita e djeshme, qeveria holandeze ka ndaluar të gjitha udhëtimet nga vendet e Afrikës së Jugut. Ministri holandez i Shëndetësisë Hugo de Jong tha se udhëtarët të cilët do të hyjnë në vend do tu nënshtrohen testeve diagnostikuese dhe do të karantinohen pas mbërritjes./abcnews.al