Presidenti Joe Biden do t’ia transferojë përkohësisht pushtetin nënpresidentes Kamala Harris sot derisa ta kryejë ndërhyrjen mjekësore të kolonoskopisë.
Biden do ta zhvillojë tretmanin mjekësor si pjesë e e k z a m i n i m i t të tij vjetor fizik, ka njoftuar zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki përmes një deklarate, shkruan The Hill.
“Siç ishte rasti kur presidenti George W. Bush kishte të njëjtën procedurë në 2002 dhe 2007, dhe procesi i tillë përshkruhet edhe në Kushtetutë, Presidenti Biden do ta transferojë pushtetin tek zëvendëspresidentja për një periudhë të shkurtë kur ai është nën a n e s t e z i o n”, tha Psaki.
Shtëpia e Bardhë do të publikojë një përmbledhje të rezultateve të ekzaminit mjekësor të presidentit Biden.
Biden të shtunën mbush 79 vjet, ishte presidenti më i vjetër në histori të SHBA-së në ditën kur u betua si president.