Ballina Kronika Aksioni i Policisë në Ferizaj/ Vihen pas hekurave 13 persona (VIDEO)

Aksioni i Policisë në Ferizaj/ Vihen pas hekurave 13 persona (VIDEO)

Drejtoria rajonale e Polciisë në Ferizaj ka ndaluar pesë persona për 48 orë nën akuzat se kanë shkretuar dhe vjedhur në Parkun Nacional Sharri.

Këtë e ka bërë të ditur zëvendës Drejtori rajonal i policisë, Basri Shabani, duke shtuar se janë bastisur disa lokacione në pjesën e fshatit Strazhë dhe zonave përreth.

“Fillimisht në dy lokacione në pyjet e parkut nacional janë kapur në flagrancë dhe arrestuar 10 persona duke prerë dru dhe duke ngarkuar masë drurore në kamionet dhe traktorat e tyre të modifikuar”.

“Në të njëjtën kohë në pesë lokacione dhe atë në fshatin Ivajë në dy lokacion, në fshatin Rakaj, në fshatin Dubravë dhe një në fshatin Sllatinë, janë kontrolluar nën dyshimin se të njëjtit qe një kohë të gjatë janë duke u marrë me dëmtimin e Parkut Nacional dhe prerjen e druve” u shpreh Shabani.

Tutje ai bëri të ditur se personat e arrestuar janë SH.L, 1995, nga fshati Ivajë, M.L, 1987 nga fshati Vatë, E.SH, 1983 Sllatinë, B.R. 1992 dhe G.S 1987 nga fshati Gjergjedell, të gjithë në komunën e Kaçanikut.

Ndërsa tetë personat e tjerë që janë shoqëruar në stacionin policorë, janë liruar në procedurë të rregullt derisa hetimet ndaj tyre do të vazhdojnë

Policia në konferencë për aksionin në Ferizaj

Ka nisur konferenca e Policisë së Kosovës për aksionin në Ferizaj.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të dalë sot në një konferencë për media, për të dhënë detaje rreth një aksioni.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se në koordinim me Prokurorinë Themelore të Ferizajt, është realizuar një aksion ku janë bastisur disa lokacione dhe janë arrestuar disa persona.

“Policia, në koordinim me Prokurorinë Themelore të Ferizajt, mbi bazën e disa informacioneve ka realizuar një aksion të suksesshëm në rajonin e Ferizajt, ku janë bastisur disa lokacione dhe janë arrestuar disa persona”, thuhet në njoftim.

Artikulli paraprakPresidenti Joe Biden ia kalon përkohësisht pushtetin zëvendëspresidentes Kamala Harris
Artikulli tjetërAustria mbyllet për 20 ditë, në shkurt vaksinimi i detyruar