Ballina Aktualitet Bujare Abazi emërohet nënkryetare e Qytetit të Shkupit

Bujare Abazi emërohet nënkryetare e Qytetit të Shkupit

Kryetarja e Qytetyit të Shkupit, Danella Arsovska, emëroi Bujare Abazin për nënkryetare të re. Arsovska sot solemnisht e dorëzoi vendimin, ku në takimin me Abazin u bisedua për bashkëpunimin e ardhshëm dhe sfidat me të cilat po përballet qyteti.

Bujare Abazi është edhe nënkryetare e Aleancës për shqiptarët, ndërsa Koalicioni ASH-AAA ishte pjesë e koalicionit me VMRO-DPMNE-në në zgjedhjet lokale ku Arsovska fitoi qytetin e Shkupit, ndërsa Abazi u zgjodh nëtare e Këshillit të qytetit të Shkupit.

Bujare Abazi është diplomuar në Fakultetin e Shkencave të Komunikimit në Zagreb dhe ka një arsim të lartë shtesë si ekonomiste.

@tn.lajmelokale
@tetovanews