Ballina Kronika Tentuan të fusin në Angli 69 shqiptarë me anije peshkimi, dënohen katër...

Tentuan të fusin në Angli 69 shqiptarë me anije peshkimi, dënohen katër trafikantët

Katër persona janë shpallur fajtorë për tentativën për të kontrabanduar 69 shtetas shqiptarë në Britaninë e Madhe.

Një peshkarexhë peshkimi 30 m, u kap në brigjet e Norfolk nga Forcat Kufitare nëntorin e kaluar dhe u dërgua në Harwich, Essex, ku u zbuluan se ishte e mbushur me emigrantë, të cilët synonin që të mbërrinin në Britaninë e madhe.

Trupa gjykuese doli në përfundimin se peshkarexha kishte ecur për 14 orë në det pasi ishte nisur nga Belgjika.

Kfir Ivgi, 32 vjeç, Sergejs Kuliss, 39 vjeç, Alexandrs Gulpe, 44 vjeç dhe Igor Koysi, 56 vjeç, u dënuan nën akuzën për transportin e paligjshëm të emigrantëve, ndërsa një person i pestë, Volodymyr Mykhailov, u la i lirë.

Ata u dënuan pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin po transportonin me anije 69 shqiptarë drejt Anglisë.

Video bonus:

https://youtu.be/-9eDIIhWW1Q