Përsëritet situata në periudhën e vjeshtës që uji në Tetovë të ketë shije dhe erë jo të zakonshme, për cka, sic njofton KlanM, janë bërë analiza në Qendrën për Shëndet Publik – Tetovë, ku parametrat e para janë në rregull, por po bëhen edhe analiza plotësuese.
Kjo dukuri, sic njofton KlanM, për herë të parë është vërrejtur në vitin 2017 kur QSHP kishte konstatuar se era dhe shija jo e këndshme vjen nga vegjetimi, respektivisht nga gjethet e drunjve që bien në sipërfaqen e ujit tek vendi Leshnicë, ku merret uji për ujësjellësin.
“Analizat e para janë të mira, por këtë vit intensive është ndryshimi I shijes. Është rekomandim, por nuk është ndalesë, që të mos pihet deri në rezultatet përfundimtare. Rekomandojmë që Ndërmarrja Publike ta çkyç ujin nga rrjeti që vjen nga sistemi I ri I ujësjellësit, që merr ujë nga lumi Leshnicë. Këtë edhe e kanë bërë nga Ndërmarrja Publike dhe mendoj se deri nesër në mëngjes do të përmirësohet situate me shijen dhe erën” – ka deklaruar Dr.Ratko Davidovski specialist I higjienës.
Ai rikujton se tashmë është viti i pestë që kjo ndodh gjatë periudhës Tetor – Nëntor.
“Deri tani shija dhe era jo e këndhsme vinte nga vegjetacioni, respektivisht më tepër nga gjethet që bien në sipërfaqen e ujit tek vendi Leshnicë. Në ëmnyrë bakteriologjike dhe Kimiko-fizike uji edhe tani është I rregullt për pije, por duhet të bëhen analiza plotësuese” – ka deklaruar Mjeki Davidovski.
QSHP, sic njofton KlanM, për cdo ditë bën kontrollin e cilësisë së ujit në ujësjellësin e qytetit të Tetovës. Kjo dukuri, vitet e kaluara, tejkalohej me klorizimin e përforcuar, kurse sipas përvojave të deritashme shija dhe era e pakëndshme zhdukej për disa ditë./KlanMacedonia/