Ballina Bota Tmerr në Etiopi/ Rebelët shfaqin pamje dramatike të mijëra ushtarëve të kapur...

Tmerr në Etiopi/ Rebelët shfaqin pamje dramatike të mijëra ushtarëve të kapur rob (Video-Foto)

Pamje dramatike ajrore të publikuara në rrjet pretendonin të tregonin ushtarë të burgosur etiopianë që shprehnin solidaritet me rebelët Tigrei.

Video e publikuar nga zëdhënësi rebel Reda Getaçev, pretendonte të tregonte se ushtarët e kapur të qeverisë, tani mbështesin rebelët.

Mediat perëndimore nuk mund të konfirmonin saktësinë e imazheve apo të pretendimeve.

Britania dje nxiti qytetarët e saj të largoheshin nga Etiopia, duke cituar si arsye afrimin e luftimeve te kryeqyteti.

“Konflikti në Etiopi po përkeqësohet shpejt,” tha ministrja britanike për Afrikën, Vicky Ford.

Marshimi kater-ditor i 7,000 ushtareve te japur rob nga Abdi Eshir drejt Mekelle

“Në ditët në vijim luftimet mund të afrohen më shumë në Addis Ababa, dhe kjo do të kufizonte opsionet e të huajve për t’u larguar nga vendi”.

Britania ka këshilluar qytetarët e saj të largohen nga vendi prej më shumë se një muaji prej përkeqësimit të konfliktit.

Londra ka kërkuar armëpushim për lejimin e ndihmës humanitare drejt Addis Ababa dhe heqjen e bllokadës ndaj rajonit Tigrei.

FOTO: