Ballina Aktualitet TRAGJEDIA NË BULLGARI KRYELAJM NË BOTË – NGUSHËLLIME NGA TË KATËR ANËT...

TRAGJEDIA NË BULLGARI KRYELAJM NË BOTË – NGUSHËLLIME NGA TË KATËR ANËT (VIDEO)

Mesazhe ngushëllimi për viktimat kanë arritur nga vendet fqinje dhe Bashkimi Evropian. Komisioneri për Zgjerimi BE-së, Oliver Varhelji në Tuitter ka shkruar;

“Lajme të tmerrshme për aksidentit tragjik të autobusit në Bullgari sot në mëngjes. Mendimet e mia dhe ngushëllimet janë me familjet dhe miqtë e viktimave si dhe me autoritetet e Maqedonisë. U dëshiroj shërim të shpejtë të lënduarve” – ka shkruar Varhelji.

Ngushëllime ka shprehur edhe Ambasadorja amerikane në Shkup, Meri Kejt Bërns.

“Në emër të Ambaadës amerikane, dua të shpreh ngushëllime për familjet që humbën më të dashurit dhe mbështetja jonë është me ata që janë lënduar dhe zemrat e të cilëve janë përplot dhimbje për shkak të aksidentit tragjik të autobusit. Mendimet tona janë me Ju në këto momente të rënda”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shprehur ngushëllime për tragjedinë në Bullgari.

“S’ka fjalë për tragjedinë e autobusit nga Maqedonia e Veriut në Bullgari, ku kanë humbur jetën thuajse të gjithë udhëtarët…Dhimbje”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shprehur gatishmërinë që të ndihmojë autoritetet maqedonase pas aksidentit në Bullgari.

“Republika e Kosovës bashkëndjen me Maqedoninë e Veriut, popullin e saj dhe të gjithë shqiptarët e tronditur nga ky lajm i kobshëm, dhe shpreh gatishmërinë e plotë për të ofruar ndihmën e saj në çdo kapacitet”, shkroi Kurti në Facebook.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq i ka dërguar një telegram ngushëllimi homologut të tij maqedonas, Stevo Pendarovski dhe kryeministrit Zoran Zaev.

“Me mosbesim dhe pikëllim mora lajmin e tmerrshëm për vdekjen tragjike të pasagjerëve të autobusit në Bullgari. Nuk ka fjalë për të përshkruar dhimbjen që ndajmë me qytetarët e vendit tuaj. Serbia është me ju, e gatshme për të ofruar të gjithë ndihmën dhe mbështetjen e nevojshme, sepse nuk jeni vetëm në këtë tragjedi”, ka shkruar Vuçiq.

Mesazh të njëjtë ka dërguar edhe Kryeministri grek Micotakis  icli ka shkruar se lutjet e tyre janë për familjet e atyre që kanë humbur jetën kurse të lënduarve u ka dëshiruar shërim të shpejtë.

FOTO: