Ballina Aktualitet Maqedonia e Veriut Kanë kaluar 2 vjet nga aksidenti tragjik i autobusit në Llaskarcë, ende...

Kanë kaluar 2 vjet nga aksidenti tragjik i autobusit në Llaskarcë, ende nuk ka aktgjykim për rastin

Rreth tre vite pas aksidentit tragjik në Llaskarë, procesi gjyqësor për këtë lëndë nuk ka marrë ende epilog. Nga Gjykata Themelore thanë për Portalb.mk se, procesi është në fazën përfundimtare. Sipas tyre, tani po kryhet super ekspertizë dhe pasi të jetë gati ajo, do të vijojnë procedurat e tjera gjyqësore.

“Lënda është në fazë përfundimtare, përkatësisht është dërguar në super ekspertizë, sepse ka dy ekspertiza kundërshtuese dhe pas super ekspertizës do të vijojë mbrojtje dhe do të përfundojë”, thanë nga kjo gjykatë.

Të pyetur se pse, seancat gjyqësore për këtë rast kohëve të fundit janë prolonguar vazhdimisht, nga kjo gjykatë thanë se, janë në pritje të ekspertizës dhe ajo duhet të jetë gati në fund të këtij muaji, apo deri në 14 dhjetor.

“Duhej të kishte tani seancë por lënda është ende në ekspertizë, kur të kthehet nga ekspertiza menjëherë do të caktohet seancë”, u përgjigjën nga Gjykata Themelore.

Kujtojmë se, më 13 shkurt të vitit 2019, në aksident të autobusit në Llaskarcë, humbën jetën 16 pasagjerë dhe 38 të tjerë u lënduan. Autobusi ishte i kompanisë “Durmo turs”.

Të akuzuar për këtë rast janë Durmish Beluli, Remzi Miftari, Igor Gjorgjievski, Goran Dukovski, Jane Bobarovski dhe Manoil Trifunovski. Ato akuzohen për vepra kundër sigurisë në trafik. Pronari i kompanisë transportuese “Durmo Turs”, Durmish Beluli, përgjegjësi i kompanisë, Remzi Miftari dhe vozitësi i autobusit, Manoil Trifunovski. Këta ngarkohen për veprën penale “Vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion”, ndërkaq tre të punësuarit e stacionit të kontrollit teknike, Igor Gjorgjievski, Goran Dukovski dhe Jane Bovarski akuzohen për pjesëmarrje në kryerjen e veprës penale.

Procesin gjyqësorë e udhëheqë gjyqtarja Diana Gruevska Ilievska, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është prokurori publik Darko Jakimovski.

Artikulli paraprakEdhe Bullgaria shpall ditë zie për shkak të tragjedisë së madhe në autostradën “Struma”
Artikulli tjetërTRAGJEDIA NË BULLGARI KRYELAJM NË BOTË – NGUSHËLLIME NGA TË KATËR ANËT (VIDEO)