Ballina Aktualitet Kompania “Besa Trans” është paditur katër herë këtë vit për mosrespektim të...

Kompania “Besa Trans” është paditur katër herë këtë vit për mosrespektim të protokolleve të kovidit

Kompania “Besa Trans”, autobusi i të cilës u dogj në rrugën Struma në Bullgari ku humbën jetën 46 persona ka katër padi penale për mos respektimin e protokolleve të kovidit në vitin 2021. Kjo gjë u vërtetua nga Inspektorati Shtetëror i Transportit. Ata thonë se gjatë këtij viti në vendkalimet kufitare janë kryer katër kontrolle të inspektorëve në bazë të respektimit të masave ndaj autobusëve të kësaj kompanie dhe në të gjitha rastet janë dhënë padi penale.

Ligjërisht, veprat janë trajtuar penale pasi që gjatë kohës së pandemisë është kërkuar respektim i protokolleve kundër Kovid-it, por në autobus gjithmonë ka pasur numër më të madh të udhëtarëve sesa ka qenë e lejuar, gjegjësisht e shënuar në momentin.

Nga Inspektorati thonë se “Besa Trans” i ka të gjitha licencat dhe lejet e nevojshme për transport të lirë ndërkombëtar.

Artikulli paraprakZyrtare: Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut publikoi listën e personave që i mbijetuan aksidentit tragjik në Bullgari
Artikulli tjetërEdhe Bullgaria shpall ditë zie për shkak të tragjedisë së madhe në autostradën “Struma”