Tetë anëtarë të një familje janë shuar në aksidentin tragjik të ndodhur në Bullgari ku një autobus me turistë shqiptarë që kthehej nga Stambolli shpërtheu në flakë.
Mediat bëjnë me dije se viktimat me mbiemër Jahi kishin lidhje familjare me njëri tjetrin dhe ishin organizuar në fundjavë për të kaluar më shumë kohë së bashku.
Familjarët tregojnë se mes viktimave janë dy nëna të reja bashkë me fëmijët e tyre dhe kushërinj të tjerë të moshës së fëmijëve që ishin organizuar për të shkuar në udhëtim.
Bashkë me ta ishin edhe nënë e bijë Fikrije dhe Anisa Iseni të cilat kishin lidhje familjare me familjen Jahi. Të dyja ato u shuan në aksident.
Një i afërm i tyre mos lotësh tregon si e ka mësuar lajmin. “Nga ora 3 e mëngjesit jam zgjuar për të shkuar në Zvicër. Hapa facebook dhe pashë lajmin. Nga ora 6 njoftova gruan”, shprehet ai.
Viktimat nga familja Jahi
Belma Jahi – 7 vjeç
Ramiz Jahi – 20 vjeç
Razije Jahi – 12 vjeç
Ergin Jahi – 14 vjeç
Omer Jahi – 11 vjeç
Ajla Jahi – 14 vjeç
Senije Jahi – 35 vjeç
Amiet Jahi – 45 vjeç
m.v/Abcnews.al