Ballina Aktualitet Rusinova: Bankina e ka penguar daljen e udhëtarëve nga autobusi në Bullgari...

Rusinova: Bankina e ka penguar daljen e udhëtarëve nga autobusi në Bullgari (VIDEO)

Bankina e ka bllokuar derën e pasme të autobusit që u përplas në autostradën e Strumës në Bullgari ku humbën jetën 46 banorë nga Maqedonia e Veriut. Nga ajo derë kanë tentuar të dalin për të shpëtuar udhëtarët por nuk kanë mundur. Kështu shprehet Diana Rusinova nga Qendra Evropiane për Politika të Transportit për BTV, e cila sot është ishte te vendi i aksidentit, transmeton Portalb.mk.

Rusinova shpjegoi se në vendin e aksidentit të tmerrshëm së bashku me organizatat e tjera joqeveritare kanë gjetur dhe parregullsi tjera.

“Pamë mungesë të shenjave rrugore, të ashtuquajturit “sy mace” me reflektim zero të dritës, kushte të rënda të rrugës, por nuk mund të themi se cili është faji i shoferit. Në segmentin rrugor ka probleme serioze dhe të rënda”, tha ajo.

Sipas saj, shoferi ka qenë ndoshta i hutuar:

“Shoferi ndoshta ka gabuar kur ka nisur për të hyrë në kthesë, ka kuptuar në momentin e fundit që po hynte në këtë kthesë. Ai ka goditur ishullin ndarës dhe prej andej e ka kthyer timonin fort në drejtimin tjetër. Dyshojmë se ai ka vozitur ngadalë. Me gjasë ka pasur edhe material që lehtë ndezës dhe ka shumë të ngjarë ai të ishte katalizator për zjarrin.” tha ajo.

Artikulli paraprakTragjedia në Bullgari, kush janë 8 anëtarët e familjes shqiptare që u shuan mes flakëve
Artikulli tjetërHollësi të reja: Autobusi i “Besa-Trans”ka bërë kontrabandë, ja çfarë ka patur fshehur