Varianti i ri i COVID, i quajtur Omicron po vijon të përhapet në disa vende. Dy raste të reja janë zbuluar në Mbretërinë e Bashkuar, ka bërë të ditur sekretari britanik i Shëndetësisë, Sajid Javid.
Javid ka thënë gjithashtu se do të ketë testime të tjera në zonat ku u identifikuan rastet, në Chelmsford dhe në Nottingham.
2 personat e identifikuar me variantin e ri tashmë janë izoluar së bashku me familjet e ttyre ndërsa vijojnë testimet.
Të dyja rastet janë të lidhura me njëra tjetrën. Varianti i ri i COVID-19 është zbuluar fillimisht në Afrikë të Jugut, ndërsa disa raste tashmë janë shfaqur në Evropë.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se varianti i ri i koronavirusit është mjaft shqetësues dhe se do të duhet të bëhen analiza për të parë ndikimin e tij.